Skema për mbështetjen e biznesit për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike duhet të jetë e balancuar, tha zëvendëskryeministri Asen Vasilev në mbledhjen e komisioneve parlamentare për financat dhe për energjetikën. Sipas tij, nuk është e mundur që shteti të marrë përsipër rrezikun e plotë të biznesit në sektorin e energjisë elektrike. “Situata dramatike vjen jo aq nga rritja e konsumit apo më pak oferta në tregun bullgar, por nga lidhja e tregut bullgar me tregjet ndërkombëtare dhe niveli jashtëzakonisht i lartë i eksportit, që rrit çmimet”, theksoi ministri. Ministria e Financave ka siguruar gjithsej 860 milionë leva fonde buxhetore për mbështetje shtesë të biznesit në periudhën dhjetor-mars.
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..