Komisioni Evropian ka nisur procedim penal kundër Bullgarisë për faktin se vendi ynë nuk ka siguruar lidhjen e Regjistrit Tregtar me Sistemin për Ndërlidhjen e Regjistrave Tregtarë të BE-së /BRIS/. Kjo u bë e ditur nga fjalët e Ministres së Drejtësisë Nadezhda Jordanova gjatë kontrollit parlamentar, transmetoi BTA. Ministrja shtoi se lidhja ishte menduar të bëhej në vitin 2017.
Bullgaria është i vetmi vend anëtar i BE që nuk ka ofruar akses. Në mesin e vitit 2021 ishte përgatitur një plan veprimi. Regjistri Tregtar tashmë është përmirësuar dhe aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat e testimit. Qëllimi është që regjistri ynë të integrohet me regjistrat e tjerë të BE-së deri në fund të qershorit.
Më 16 qershor, një ekspeditë shkencore bullgare që ka qenë në përgatitje për një dekadë do të niset për në Azinë Qendrore, shkruan në 24chasa.bg Prof. Nikollaj Ovçarov. Për dy javë, do të studiohen petroglifet e lashta dhe mënyra e jetesës së shamanëve..
Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, midis 50 000 dhe 70 000 punëtorë të huaj mund të përfshihen në tregun bullgar të punës deri në fund të vitit. Kjo u njoftua nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov..
Tranzicioni dhe pranimi i Ukrainës dhe Moldavisë në BE janë të rëndësishme sepse pakica më e madhe kombëtare bullgare ndodhet atje, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në Odesë. Ai mori pjesë në samitin e katërt Ukraina-Evropa Juglindore,..
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan..
Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga..