Në 24 orët e fundit janë identifikuar 1716 raste me koronavirus nga 13 567 testime të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. Mbi 12% prej mostrave kanë dhënë rezultat pozitiv. 73% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 698, në Varna - 212 dhe në Bllagoevgrad - 108. Janë 5056 pacientë në spital - 512 prej tyre në repartet e kujdesit intensiv. 85% e 181 personave të sapopranuar nuk janë vaksinuar. Kanë vdekur 40 persona – mbi 82% prej tyre nuk janë imunizuar. 85 janë shëruar. 128 857 janë rastet aktive.
Dje janë dhënë 6824 doza të vaksinës kundër koronavirusit. 1 941 571 persona kanë përfunduar tërë imunizimin. 388 644 kanë një dozë përforcuese.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..