Dhënia e pëlqimit për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk duhet të lidhet me afate, por me arritjen e rezultateve reale, duke përfshirë edhe ato që u përkasin të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Kjo u shkrua në qëndrimin e përbashkët me të cilin partitë e përfaqësuara në Parlament dolën pas një takimi 6 orësh tek Kreu i Shtetit të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare.
Asnjëherë nuk e kemi mohuar dhe as nuk e mohojmë të drejtën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të shpallin përkatësinë e tyre etnike në bazë të vetëdijes së tyre dhe ta ruajnë gjuhën e tyre sipas kushtetutës. Bullgaria këmbëngul për të drejtat e barabarta të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut me etnitë e tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Diskriminimi ndaj bullgarëve maqedonas, 120.000 njerëz , është përshkallëzuar së fundmi, kujtoi Presidenti Rumen Radev. Të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut janë një pikë kyçe në kriteret e Kopenhagës për anëtarësimin në BE dhe nuk mund të jenë objekt negociatash. Nevojiten veprime gjithëpërfshirëse dhe të siguruara me resurset e domosdoshme për të rivendosur besimin dhe për të rritur bashkëpunimin. Me rëndësi të veçantë janë projektet që ofrojnë infrastrukturë transporti dhe digjitale me fokus në Korridorin 8. Kjo do t'i japë shtysë procesit të negociatave”, tha gjithashtu Presidenti.
Para Radios Kombëtare Bullgare, prof. Aleksandër Marinov, kryetar i Këshillit Strategjik pranë Presidentit, komentoi se konsensusi për temën e Maqedonisë së Veriut në mesin e partive bullgare është kyç, para se delegacioni bullgar i kryesuar nga Kryeministri Kirill Petkov ta vizitojë Shkupin.
“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse fqinjët tanë muajt e fundit përpiqeshin të zbatonin një taktikë jo shumë pozitive – duke ushtruar presion, duke lobuar në disa kryeqytete të Evropës Perëndimore dhe duke sponsorizuar shumë materiale armiqësore në shtypin e huaj ndaj Bullgarisë, materiale që e shtrembërojnë qëndrimin bullgar. Tani duhet të jetë e qartë se nuk ia vlen të shpresojnë te ndarja. Ndër të tjera, disa nga deklaratat e faktorëve maqedonas tregojnë se ata ose nuk e dinë se çfarë po ndodh në Bullgari, ose përpiqen t'i paraqesin gjërat sikur ka disa dallime domethënëse, që natyrisht nuk është e vërtetë”.
Gazetari nga Shkupi, Vladimir Perev, i tha BNR-së se Kirill Petkov do të shkojë në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar çështje për të cilat është folur që para shumë kohe dhe nuk është arritur asnjë marrëveshje deri më tani.
“Mendoj se një pjesë e madhe e maqedonasve janë mësuar të besojnë se dikush tjetër do ta bëjë punën tonë.Ne nuk jemi mësuar ta kryejmë vetë punën tonë.Dikush duhet të na komandojë.Shumë prej nesh mendojnë se amerikanët dhe britanikët, apo BE-ja, do të ushtrojnë presion mbi Bullgarinë dhe ajo do të pajtohet, sepse ajo ka qenë gjithmonë e shtypur nga rusët.Moska i komandonte bullgarët, Bullgaria ishte një shtet i pushtuar dhe kurrë nuk është zhvilluar politikisht më vete”.
Sipas historianit Prof. Hristo Matanov, Bullgaria, ashtu si Greqia, do të negociojë gjatë me Shkupin për afrimin.Por Sofja është në një pozitë më të pafavorshme në krahasim me Greqinë, sepse, për shkak të infrastrukturës në dispozicion, Athina ka mbajtur marrëdhënie të mira ekonomike me ish-republikën jugosllave gjatë gjithë kohës.Historiani mendon se Kryeministri Kirill Petkov është i detyruar të vizitojë Shkupin për të shënuar 30 vjetorin e njohjes së Maqedonisë së Veriut si shtet i pavarur, njohje që Bullgaria e bëri e para në botë.
“Kuadri i vendosur nga Këshilli Konsultativ e bën vizitën e tij thjesht protokollare.Sepse nuk besoj që qytetarët, apo elita në pushtet e Maqedonisë së Veriut, të tërhiqen menjëherë nga qëndrimet e tyre dhe të pranojnë qëndrimin bullgar”.
Vizita e delegacionit bullgar në Shkup është planifikuar për 18 janarin, por mund të shtyhet.Kryeministri Kirill Petkov u vu në karantinë pas zhvillimit të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për shkak të testit pozitiv për Covid-19 të kryetarit të Kuvendit Popullor Nikolla Minçev, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit. Thënë me fjalë të tjera, tani për tani karantina mes Shkupit dhe Sofjes po mbetet, por distanca nuk është aspak për shkak të pandemisë shëndetësore.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaFoto: BGNES, arkiv
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..