Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 13 janarin

Diell dimri me temperatura nën zero

Foto: BGNES

Mëngjesi i të enjtes do të jetë i ftohtë, me temperatura minimale nga minus 9 deri në minus 4°, në disa zona deri në minus 10 - minus 12°, për Sofjen priten temperatura rreth minus 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira do të jetë më e ndjeshme deri në mesditë, kryesisht në rajonet verilindore. Temperaturat ditore do të rriten dhe maksimalet do të arrijnë nga minus 1° deri në 4°, për Sofjen minus 1°.

Në zonat malore pritet të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi, në vendet më të larta - erë e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në minus 2 °, në 2000 m rreth minus 7.

Të premten do të jetë pa reshje shiu dhe temperaturat ditore do të rriten.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Informacionit e Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria do të përmirësojë organizimin e trafikut rrugor gjatë verës

Kontroll i shtuar në arteriet kryesore rrugore, sanksione më të rrepta për shkelësit dhe organizim më i mirë i trafikut gjatë muajve të verës – këtë e urdhëroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në..

botuar më 25-07-02 1.19.MD

Pragje kërcënojnë lundrimin në pjesën bullgare të lumit Danub

Niveli i ulët i lumit Danub po e vështirëson lundrimin në pjesën bullgare të lumit. Janë formuar dy pragje të rrezikshme, bëri të ditur për BTA drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Kërkime dhe Mirëmbajtje të Lumit Danub në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 25-07-02 11.18.PD
Georg Georgiev

Shteti do të rrisë fondet për bullgarët në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi

Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Ukraina dhe Moldavia, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare. Në..

botuar më 25-07-02 10.18.PD