Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Ministres së Shëndetësisë Prof. Serbezova certifikata e gjelbër nuk është diskriminim

Ministrja Serbezova
Foto: BGNES

Kërkesa për certifikatë të gjelbër nuk është diskriminim, ka shkruar në Facebook Ministrja e Shëndetësisë Prof. Asena Serbezova.

Diskriminimi është trajtimi pa bazë objektive i një grupi ose një individi sipas përkatësisë ndaj një bashkësie sociale, kategorie, race, etnie, feje, sipas orientimit seksual etj. Ndarja e njerëzve në baza racionale nuk është diskriminim.

Duhanpirësit nuk janë të diskriminuar, ndonëse pirja e duhanit është e ndaluar në restorante, përveç në ambientet e hapura, sepse mbrojtja e shëndetit të joduhanpirësve ka vlerë më të lartë, tha Ministrja. Prof. Serbezova kujton gjithashtu se vaksina në Bullgari nuk është e detyrueshme për të marrë një certifikatë të gjelbër.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lideri i

Një propozim i tretë nga "Vëzrazhdane" për të mbajtur një referendum mbi euron është paraqitur në parlament

"Vëzrazhdane" për herë të tretë i paraqiti Asamblesë Kombëtare një propozim për të mbajtur një referendum për të ruajtur levin bullgar. Pyetja në të është: "A jeni dakord që levi bullgar të jetë e vetmja monedhë zyrtare në Bullgari deri në vitin 2043?"..

botuar më 25-05-05 5.33.MD
Georg Georgiev

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë u nis për në Uashington për një takim të sigurisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, është nisur për në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Munihut të Liderëve, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Facebook. Forumi organizohet nga Konferenca e Sigurisë e Munihut...

botuar më 25-05-05 1.03.MD
Lumi Arda

Bullgaria dhe Greqia ranë dakord për shpërndarjen e ujërave të lumit Arda

Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Greqisë, Georg Georgiev dhe Georgios Gerapetritis, nënshkruan më 2 maj një deklaratë të përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda. Kjo u raportua nga Radioja Kombëtare Bullgare, duke cituar një deklaratë..

botuar më 25-05-05 10.03.PD