Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Duan që ekspedita bullgare në Antarktidë të lundrojë me një anije bullgare

Anija "Shenjtor Kirill dhe Metodij"
Foto: arkiv

Deri në fund të vitit 2022 anija kërkimor-shkencore bullgare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” duhet të realizojë një lundrim deri në bazën bullgare në Antarktidë. Për këtë mision Prof. Hristo Pimpirev dhe shefi i Shkollës Ushtarako-Detare Admiral Bojan Mednikarov kërkuan nga komisioni parlamentar i transportit 2 milion euro në buxhetin shtetëror për 2022. Prej këtyre mjeteve 1.5 milion janë të domosdoshme për vënien e tërësishme në punë të anijes, ndërsa pjesa tjetër për programin polar. Aktualisht kompletohet ekuipazhi kryesisht me kursantë nga Shkolla Ushtarako-Detare. Anija gati 40 vjeçare duhet të riparohet. Drejtori i Institutit Antarktik Bullgar  Prof.Pimpirev shpjegoi, se program shkencor është i rëndësishëm për praninë e vendit tone në Antarktidë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lena Borisllavova

Me një mandat të PP-DB, ka të ngjarë të mos ketë qeveri

Me hyrjen në parlament, Lena Borisllavova nga PP-DB e komentoi përjashtimin e deputetëve nga DPS-ja si një hap i Deljan Peevskit për t'u bërë forcë e tretë politike, sepse ai nuk mund të ofrojë asgjë. Borisllavova gjithashtu theksoi se me 39 deputetë..

botuar më 24-07-04 11.47.PD
Ramadan Atallaj

Ramadan Atallaj bëri thirrje për unitet në DPS

Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj,  bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas..

botuar më 24-07-04 11.36.PD
Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD