Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët nga 12 deri në 18 vjeç nga “zona e kuqe” do të hyjnë në Bullgari vetëm me një test PCR

Foto: arkiv

Nga e mërkura, 19 janar, fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç që vijnë nga një vend i përfshirë në "zonën e kuqe" do të mund të hyjnë në Bullgari pasi paraqitin një test PCR negativ të kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre. Kjo duhet të vërtetohet nga një certifikatë e vlefshme digjitale Covid e BE-së, ose me një dokument ekuivalent,thuhet në një urdhër të Ministres së Shëndetësisë Prof. Asena Serbezova nga sot, 14 janar.

Nëse nuk paraqesin një dokument të tillë, fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç vendosen në karantinë 10-ditore. Ajo mund të ndërpritet nëse personi kryen një test PCR jo më herët se 72 orë pas mbërritjes në vend.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se deri më tani fëmijët nga 12 deri në 18 vjeç, si dhe të rriturit që vinin nga "zona e kuqe", kur hynin në Bullgari duhej paraqitur një rezultat negativ të testit, së bashku me një dokument për vaksinim ose sëmundje të kaluar.

Për fëmijët nën moshën 12 vjeç, pavarësisht nga zona nga vijnë nuk kërkohet dokument për Covid-19.

Nga data 19 janar përditësohet gjithashtu lista e shteteve për nga zonat e ngjyrave. “Zona e kuqe” përfshin Austrinë, Maqedoninë Veriore, Serbinë, Turqinë, Hungarinë, Luksemburgun, Izraelin, Kuvajtin, Grenadën, Grenlandën, Katarin, Bahreinin, Libanin dhe Guajanën.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Presidenti u dha partive një afat deri më 13 janar për të rënë dakord për një kabinet

Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të Ushtrisë Bullgare në Sofje me rastin e Epifanisë , presidenti Rumen Radev njoftoi se parlamenti duhet..

botuar më 25-01-06 1.26.MD

Po kërkohet fjala që përshkruan 2024-ën për bullgarët

Për të katërtin vit radhazi, platforma e shkrim-leximit dhe drejtshkrimit "Si shkruhet" është në kërkim të fjalës që përshkruan më së miri 365 ditët e fundit të 2024-ës. "Të gjithë mund të japin sugjerimet e tyre, edhe nëse përsëriten - shkruajini ato,"..

botuar më 25-01-06 11.49.PD

Mosmarrëveshja për postin e kryeministrit i dha fund negociatave për formimin e qeverisë

GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat të GERB për kryeministër, njoftoi GERB. "Nuk është arritur një marrëveshje me "DB" për përbërjen e..

botuar më 25-01-06 9.16.PD