Petko Sllavov është kompozitor, basist, kitarist. Në fillim të vitit 2014 në tregun muzikor bullgar doli albumi i tij i parë solo - "Shënimet e të dashuruarit të fundit", i cili përfshin 10 këngë dhe mund të dëgjohet në Spotify, ITunes, si dhe në kanalin e tij në YouTube.
Petko Sllavov është i njohur në botën e muzikës me pjesëmarrjen e tij si basist në projekte të suksesshme bullgare të: Bluba Lu, Koka Mass Jazz, Ostava, Homeovox, Ljudmilla Sllaneva (Lloko) dhe shumë të tjerë.
Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Jetë në Riparim”. Interpretimi, teksti, muzika dhe orkestrimi i këngës janë vepër e Petko Sllavovit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..