Kirill Despodov u shpall Futbollisti i Vitit në Bullgari për vitin 2021. Sulmuesi i “Lludogorec” fitoi çmimin për herë të dytë në karrierën e tij në konkurrencën e Martin Kamburovit (Beroe) dhe Georgi Jomovit (CSKA). Despodov shënoi 203 pikë, përpara Kamburovit me 156 dhe Jomovit me 72 pikë në ceremoninë e 61-të, e cila u mbajt në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit. Një çmim special mori Martin Kamburov, i cili theu rekordin e Martin Zhekovit prej 253 golave për më shumë gola të shënuar në elitën e futbollit bullgar.
Futbollistja e vitit është Simona Petkova nga klubi zviceran "Young Boys", e cila fitoi në konkurrencën e Evdokija Popadinovës nga skuadra italiane "Napoli" dhe Liljana Kostova e cila luan në skuadrën polake "Czarni Sosnowiec".
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..