Rodopet Lindore zënë një vend qendror në një film reklamues për natyrën e egër të Bullgarisë, xhiruar nga Euronews TV. Në video personazhet kryesore janë dreri, shkaba, bizoni. Pamjet e xhiruara do të transmetohen si një serial, i porositur nga Ministria e Turizmit. Bullgaria paraqitet si një destinacion për turizëm veror dhe spa. Kuadrot e tërheqin vëmendjen ndaj natyrës së egër bullgare - thonë nga fondacioni “Rodopet më të egra”. Me ndihmën e tij, janë realizuar xhirimet në zonën “Studen Kladenec”. Ekipi i Euronews është i impresionuar nga mundësia për të parë nga afër jetën e kafshëve të egra në Rodopet Lindore. Ato tashmë janë mësuar me njerëzit dhe nuk kanë frikë kur u afrohen, "por më e rëndësishmja është se me çdo një video që po bëjmë dhe me çdo një lajm që ndajmë, ne apelojmë që më shumë njerëz të njihen me botën e egër në Bullgari "- thonë nga fondacioni “Rodopet më të egra”. Misioni i tyre nuk është vetëm t'ia tregojnë botës vendin tonë, por në të njëjtën kohë të inkurajojnë ruajtjen e shumëllojshmërisë së kafshëve që kemi.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaPër sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..
Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror..