Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vanesa Geceva – një bullgare në ujërat e thella të bioinformatikës dhe inteligjencës artificiale

Foto: bioinformatics.ramapo.edu

Si shkenca e së ardhmes bashkon njohuritë e arritura nga shkencëtarët në drejtimet e saj të veçanta, paralajmëron, tërheq dhe vizaton një rrugë shpëtimi, shëron? Shembuj të ndërveprimeve të tilla japin bioinformatika, biologjia llogaritëse dhe inteligjenca artificiale në kërkimin e zbulimit të mundësive në stad të herët të tumoreve.

Vanesa Geceva  noton lirshëm në këto ujëra të përqendruara në intelekt, njohuri dhe zbulime. Tashmë me një diplomë të shkencave kompjuterike dhe bioinformatikës nga Kolegji Ramapo në Nju Xhërsi, ajo është aktualisht një studente doktorantë në shkencat biologjike në Universitetin në Kolumbia. Përveç kësaj është autore e tre publikimeve shkencore dhe mbajtëse e mbi 20 çmimeve-mes tyre çmimi presidencial "Xhon Atanasov" për zbulim debutues në teknologjinë kompjuterike.

“Akoma si e vogël unë e doja shumë matematikën dhe teknologjitë informative”, thotë Vanesa. Në klasë të katërt fillon të merret me programim, në klasë të tetë njihet me botën e përpunimeve shkencore, kurse një vit më vonë zbulon bioinformatikën.  “Fakti, se i përdor dijet e tua në informatikë, që të bësh diçka të dobishme në sferën e biologjisë, qe shumë mbresëlënëse për mua”, shton ajo.


Dëshira e saj e madhe që ndonjë ditë të jetë mes  të zgjedhurit që prekin njohuritë më të avancuara shkencore, e çon atë në Shtetet e Bashkuara. Kurse kolegji në Nju Xhërsi del se është vendi, i cili ka dhënë shkencëtarë për kompaninë amerikane, krijuese të njërës prej vaksinave kundra koronavirusit. Derisa mëson për një diplomë baçelor, Vanesa është duke punuar mbi një projekt në laborator. Aty ajo studion ndikimin e elementeve të caktuara në ADN që nuk kodojnë proteinat në mekanizmin e krijimit të larmisë së ADN-së.

“Këto proteina janë me funksione të ndryshme ose veti qelizore -sqaron Vanesa Geceva. Ka prioritete, por dhe mangësi, sepse është llogaritur se rreth 15% e rasteve të kancerit të trashëguar nga njeriu shoqërohen me ngjarje alternative të bashkimit. Gjatë kohës së studimit dispononim me një bazë të dhënash, e cila përmban dhjetëra mijë ADN sekuenca njerëzore, si dhe me programet kompjuterike të krijuara prej nesh. Rezultati nga të gjitha këto është se mundim të kontrollojmë sëmundje të caktuara - të trashëguara dhe të kancerit”.

Projekti i fundit me pjesëmarrjen e Vanesës është i lidhur me përpunimin e modelit për  të trajnuar inteligjencën artificiale për të gjetur tumore ose për t'i parashikuar ato.

“Bashkë me një nga doktorantët në laborator, përpunuam një model për një arsimim të thellë që llogarit frekuencën e tumorit në imazhet histologjike, zbulon zona në to me përmbajtje të lartë tumori - thotë shkencëtarja e re. Arsimi i thelluar (metodë kompjuterike për riprodhimin e një rrjeti të dendur prej neuroneve) aktualisht  po hyn shumë në sferën e bioinformatikës. Për projektin përdorëm imazhe histologjie të disponueshme publikisht dhe zbuluam se modeli ynë bëri një punë të shkëlqyer. Dhe ai mund të aplikohet drejtpërdrejt në mjekësi.”

Derisa merret me doktoraturën e saj, Vanesa i zgjat dorë dhe një nxënëse nga klasa e 9 nga qyteti i saj i lindjes Shumen.

“Vesella po kështu është programiste dhe punojmë bashkë mbi një projekt bioinformativ, të cilin shpresojmë ta prezantojmë në një konferencë shkencore shumë shpejt - tregon ajo. Unë vet në këtë moment po mësohem të jem mentor, gëzohem se mund tu ndihmojë fëmijëve të motivuar”.

Vanesa Geceva tregon se, Bullgaria i mungon shumë. Por, gjatë 5 vjetëve të ardhshme ajo do të përqendrohet mbi përfundimin e arsimit të saj në Shtetet e Bashkuara. Kurse pas kësaj do të dojë që të punojë në ndonjë nga kompanitë e mëdha farmaceutike. “Kur do të përfundoj shkallën time të doktoraturës, mund të kthehem në Evropë - por kush mund të thotë se çfarë do të ngjajë”, thotë ajo.

Përpiloi: Diana Cankova/në bazë të intervistës së Dobromir Videv,BNR-“Hirizont”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bioinformatics.ramapo.edu dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për veprimtarinë patriotike të Ahmet Ballës dhe komunitetin bullgar në Shqipëri

Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës  më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..

botuar më 24-03-24 11.05.PD

Dhimitër Pandovski nga Korça: "Ne jemi bullgarë dhe asgjë tjetër!"

Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..

botuar më 24-03-09 11.10.PD
Silsila Mahbub

Silsila Mahbub: "Qëndrimi ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme duhet të ndryshojë"

Jeta e miliona njerëzve në mbarë botën, të cilët jetojnë në një sërë sfidash jetësore - luftë, uri, varfëri, duket e pakuptueshme për botën perëndimore, pjesë e së cilës janë Evropa dhe Bullgaria. Kjo është arsyeja se pse ne i pranojmë historitë e fateve..

botuar më 24-03-05 5.10.MD