Programi i përditshëm “Bulgaria Sot” të Radio Bullgarisë, i cili transmetohet në nëntë gjuhë, u dallua me çmimin e madh për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare. Çmimi vjetor “Sirak Skitnik” në emër të Drejtorit të parë të Radio Sofjes jepet që nga viti 2001 për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare si media publike.
“Për më shumë se 85 vjet ne formojmë imazhin e Bullgarisë në mbarë botën, duke komunikuar me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit dhe duke u përpjekur të promovojmë anë e mbanë botës kulturën dhe frymën bullgare në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Krasimir Martinov, Kryeredaktor i Radio Bullgaria pas dorëzimit të çmimit. Ai theksoi se në Radio Bullgarinë punojnë disa nga gazetarët më të mirë dhe specialistët e gjuhëve të huaja me kualifikim të lartë.
Në ceremoninë në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare, Drejtori i Përgjithshëm Milen Mitev tha se viti i kaluar ishte i mbushur me sfida. “Sot jam optimist për të ardhmen e BNR-së, pasi shoh që ka ende njerëz që punojnë jo për një rrogë, por për një kauzë, shoh që ka shumë duar të shtrira që e mbështesin këtë kauzë”, shtoi ai.
Çmimi individual për gazetari radiofonike iu dha gazetares Lilia Goleminova nga Radio Sofja, kurse çmimin kolektiv e fitoi seria e programeve “Historia e artit për fëmijë” të Programit “Hristo Botev”. Radio Bullgaria mori pjesë në këto dy kategori me nominime – të gazetares Veneta Nikolova dhe të rubrikës dhe podkastit të përbashkët me Programin “Horizonti” - “Atdheu jashtë vendit”.
Ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve u nderua nga të ftuar të shumtë, ndër të cilët edhe Nënpresidentja Ilijana Jotova, e cila dorëzoi një nga çmimet.
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do t’ju njohim me fomarcionin “Svetogllas” që magjeps publikun me performancat e muzikës popullore dhe kishtare bullgare. Ju urojmë minuta të..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju informojmë për një mjuzikali të ri bullgar “Lala e Krishtlindjeve”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.31 – Lajmet 12.56 – Kënga e Ditës
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do të transferohemi në magjinë e Krishtlindjeve me ndihmën e Grupit Vokal "Radiodeca", me dy interpretime të tyre. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.26..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë këngën më të fundit të këngëtares së re Paola. Ju urojmë minuta të..