Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atletë në shtatë sporte do ta përfaqësojnë Bullgarinë në Lojërat Olimpike Dimërore

Stefka Kostadinova: Kemi një shans real për sukses në Pekin

Foto: bgolympic.org

Bullgaria do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit me delegacionin e saj më të vogël që nga Lojërat e Sarajevës në vitin 1984. Gjashtëmbëdhjetë atletë në shtatë sporte do të garojnë për një paraqitje të denjë, pse jo dhe për medalje. Ju kujtojmë se biatalonistja jonë Ekaterina Dafovska e bëri këtë kur u ngjit në majën olimpike në Nagano në vitin 1998, edhe pse asnjë autoritet botëror nuk kishte parashikuar një sukses të tillë për bullgaren.

Në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, më 4 shkurt, flamuri ynë kombëtar do të valëvitet nga biatlonistët dhe snowboardistët Maria Zdravkova dhe Radosllav Jankov. Atletët bullgarë do të garojnë në ski alpine, biatlon, ski, kërcim me ski, snowboard, sajë dhe patinazh artistik. Më shumë olimpistë do të kemi në biatlon - tetë, të ndjekur nga gjashtë skiatorë, dhe nga një përfaqësues në sportet e tjera. Për herë të parë që nga Olimpiada e Torinos në vitin 2006 do të kemi një pjesëmarrëse në patinazhin artistik dhe ajo do të jetë Aleksandra Fejgin.

"Skuadra jonë për Pekinin përbëhet prej atletësh me përvojë - disa prej tyre (biatlonisti Vladimir Iliev) po nisen për Olimpiadën e tyre të katërt, por ka dhe debutues që do të përjetojnë për herë të parë emocionin e atmosferës unike të Lojërave” - tha kryetarja e Komitetit Olimpik Bullgar Stefka Kostadinova para sajtit të selisë së centralit bgolympic.org.

Stefka Kostadinova

Kryetarja e Komitetit Olimpik Bulgar nuk u angazhua për një parashikim për paraqitjen e olimpistëve bullgarë, por la të kuptohet se ata kanë shanset e tyre edhe për një medalje.

“Të mos i ngarkojmë olimpistët tanë me parashikime dhe pritshmëri paraprakisht. Ju kujtojmë se çfarë ndodhi në Tokio dhe se si, pavarësisht thashethemeve negative, bullgarët shënuan suksese të pabesueshme. Tani kemi shanse reale edhe në Pekin”.

Sipas Stefka Kostadinovës, mund të pritet një paraqitje e shkëlqyer në biatlon - një sport tradicionalisht i fortë në Bullgari, sipas fjalëve të saj.

“Në skijimin alpin, një talent bullgar aktualisht po bën sensacion për Kupën e Botës, në snowboard dhe kërcimin me ski tashmë dhjetë vjet dy përfaqësuesit tanë janë vazhdimisht në elitën botërore”, tha ajo. “Para se të ketë mbushur 20 vjeç, ylli ynë i ri i patinazhit artistik tashmë ka paraqitje të shkëlqyeshme në skenën evropiane dhe botërore.”

Aleksandra Fejgin

Ashtu si në Lojërat Olimpike Verore në Tokio vitin e kaluar, çdo veprim jo vetëm i organizatorëve, por edhe i atletëve do t’i jetë nënshtruar pandemisë së koronavirusit. Një nga lajmet e mira është se garuesit do të shfaqen para një audience, edhe pse vendase. Delegacioni bullgar do të shoqërohet sërish nga një “oficer Covid” i caktuar nga Komiteti Olimpik Bullgar.

U uroj shëndet dhe ditë të mira të gjithë pjesëmarrësve, të ftuarve dhe organizatorëve të Lojërave Olimpike, tha në përfundim kryetarja e Komitetit Olimpik Bullgar Stefka Kostadinova, kurse spektatorëve -- shumë emocione të këndshme me paraqitjet e yjeve të sportit botëror dhe, shpresojmë, me sukseset e olimpistëve bullgarë në Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 2022.”

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bgolympic.org, EPA/BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdivi është kryeqyteti i kanotazhit evropian deri më 1 qershor

Kampionati Evropian i Kanotazhit për meshkuj dhe femra u hap zyrtarisht në Bazën e Kanotazhit në Plovdiv. Kampionati Evropian do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor dhe do të përfshijë 800 kanotierë nga 33 vende. Në ceremoni, Presidentja e..

botuar më 25-05-29 9.27.PD
Kirill Despodov në PAOK-un grek

Bullgaria renditet e 58-ta në botë për sa i përket eksportimit të lojtarëve të futbollit

Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë..

botuar më 25-05-21 4.53.MD

Ari dhe argjendi për ansamblin bullgar të gjimnastikës ritmike

Ansambli bullgar i përbërë nga Sofija Ivanova, Rajçëll Stojanov, Alina Kolomiets, Suzan Pulladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi dy medalje të tjera për Bullgarinë në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Burgas, njoftoi..

botuar më 25-05-16 6.42.MD