Kënga "O vajzë" ndërthur elementet folklorike bullgare dhe ritmet moderne. Interpretimi është i këngëtares së re popullore Diana Vasileva dhe producentit me pseudonimin artistik Atazar. “O vajzë” është një këngë për bukurinë e bullgares.
Para pak kohe Diana Vasileva regjistroi një këngë për filmin hollivudian "Borat 2" (me pjesëmarrjen e aktores bullgare Maria Bakallova). Atazar është ndër producentët e njohur të muzikës etno-house bazuar në ritmet dhe meloditë popullore bullgare. Autorë të muzikës dhe orkestrimit të “O vajzë” janë Diana Vasileva dhe Atanas Zajkov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..