Qyteti i lashtë dhe i përjetshëm bullgar Plovdiv është ndër pretenduesit për "Destinacionin më të mirë evropian" në vitin 2022, në edicionin e 13-të të renditjes prestigjioze të destinacioneve më të mira evropiane. Plovdivi është i vetmi qytet bullgar që merr pjesë në konkurs. Konkurrenca për çmimin është shumë e madhe, pasi në mesin e kandidatëve të tjerë janë qytete si Londra, Roma, Vjena, Stambolli, Athina, Praga e të tjera.
“Destinacioni më i mirë evropian” është një renditje që përfshin qytetet me trashëgimi të pasur kulturore dhe historike dhe cilësi të lartë të jetës.
Qyteti më i vjetër i gjallë në Evropë pret mbështetjen tuaj në rrugën drejt majës deri më 10 shkurt të këtij viti në këtë adresë.
Përpiloi: Joan KolevPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin "Varna - ku koha rrjedh ndryshe" do të mbahet në hyrje të Kopshtit të Detit duke filluar nga ora..
Delfinariumi në Varnë po mirëpret përsëri vizitorët - duke ofruar tre shfaqje në ditë gjatë gjithë sezonit të verës, njofton BGNES. Fëmijët do të përshëndeten nga Dolli, Joana, Bimbo, Kimbo dhe Flipër, të cilët do të performojnë kërcime së larti,..
Bashkia rodopase Ardino shpalli se ka filluar përgatitjen e kandidaturës së saj për pjesëmarrje në edicionin e pestë të nismës së Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së “Fshatrat më të mirë turistike”. Ideja e programit ndërkombëtar nuk..