Për t'u modernizuar dhe për të pasur fitime, Holdingu i Hekurudhave Shtetërore Bullgare /BDZ/ dhe kompanitë shtetërore për transport pasagjerësh dhe mallrash do të bashkohen, njoftoi ministri i transportit Nikollaj Sëbev.
“Kështu do të rrisim produktivitetin dhe do të mund të menaxhojmë shpenzimet”, tha Sëbev.
Ministri premtoi se BDZ do të rehabilitohet deri në vitin 2023. Nuk planifikohet rritje e shpejtë e shpejtësisë. Do të punohet për zbatimin e orarit dhe përmirësimin e shërbimit për të fituar një pjesë më të madhe të tregut dhe për ta bërë hekurudhën më tërheqëse për qytetarët dhe bizneset. BDZ është planifikuar të hyjë në tregun e kapitalit në vitin 2024, shpjegoi ministriDeri në fund të vitit, “Bulgargaz” duhet të paguajë 20 milionë leva më shumë sipas kontratës me “Botash” për shkak të indeksimeve, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov, njoftoi BGNES. Gjatë qeverisë së përkohshme të Gëllëb Donev, të emëruar nga..
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pra mundësia për të hyrë në shkëmbimin e lirë të energjisë elektrike, në të cilin ndërmarrjet kanë marrë pjesë prej vitesh, po shtyhet. Të paktën për tani. Reforma duhej të..
Në një qëndrim drejtuar Presidentit Rumen Radev, Kryetares së Parlamentit Natalija Kiselova dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov, Shoqata e Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë shprehu mbështetjen e saj kategorike për anëtarësimin e Bullgarisë në..