Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nis kontrolli i “pasaportave të arta” të marra kundrejt investimeve

Foto: arkiv

Prokuroria e Lartë Administrative nis hetime pas sinjalizimeve të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), për të ashtuquajturat “pasaporta të arta”.

Hetimet, me të cilat janë ngarkuar Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, Ministria e Drejtësisë, Agjencia Bullgare për Investimet dhe Drejtoria “Doganat” në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të përcaktojnë nëse ka shkelje në secilin prej rasteve të përshkruara në lidhje me dhënien e shtetësisë kundër investimeve shtetasve kinezë dhe rusë.

Nëse konstatohen shkelje, presidentit do t'i dërgohet propozim për heqjen e shtetësisë së fituar bullgare, ndërsa në rast të të dhënave për krime do të kontaktohen organet kompetente, njofton Prokuroria e Shtetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Depoja e vetme bullgare e gazit "Çiren" është 100% e mbushur

Depoja nëntokësore e gazit "Çiren" tashmë është e mbushur 100% sa i përket kapacitetit teknik të magazinimit, njoftoi operatori i gazit "Bulgartransgaz". Sipas rregullores evropiane për garantimin e sigurisë së furnizimit me gaz gjatë sezonit të..

botuar më 24-10-28 3.28.MD

Qeveria e përkohshme raportoi se është marrë me votën e blerë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev njoftoi në një konferencë në poligonin në Novo Sello se qeveria në detyrë është marrë me votën e blerë. Si një shembull ai dha rritjen e numrit të kontrolleve të makinerive të votimit - rreth 670, krahasuar..

botuar më 24-10-28 1.39.MD

Forcat politike të përfaqësuara në parlament, pa “Veliçie”, shtuan elektoratin e tyre

Të gjitha formacionet që hynë në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor, me përjashtim të partisë “Veliçie”, morën më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit krahasuar me votat për to në zgjedhjet për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit..

botuar më 24-10-28 12.18.MD