Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga ditari i një rritësi bullgar delesh

Mbarështimi i deleve në Bullgari përmes syve të inxhinierit zoologjik Sevdalin Sevov

Foto: arkiv personal

Sektori i mbarështimit të deleve në Bullgari është në rënie të vazhdueshme në dekadat e fundit, ka mungesë të mbështetjes së qëndrueshme për mbarështuesit e deleve nga ana e shtetit. Nëse gjatë vitit 1985 delet në vendin tonë kanë qenë 11 milionë, sot ato janë mezi rreth 1 milionë. Ferma e inxhinierit zoologjik Sevdalin Sevov në qytetin Sëedinenie tregon se kur njeriu me të vërtetë do dhe tregon iniciativë, ai arrin qëllimet e veta, pavarësisht nga kushtet. Aty rriten vetëm delet e racës franceze Lakon, të përzgjedhura posaçërisht për qumësht.


Ferma është e krijuar gjatë vitit 2013, duke importuar një kamion me kafshë femërore për mbarështim nga Franca. Dy vjet më vonë në bazë të programit evropian janë importuar akoma 6 kamionë me qengja të rritura femra, dhe aktualisht ka 3000 kafshë, rreth 2000 prej të cilave janë nëna. Nëse përmbajtja e yndyrës sipasStandardit Shtetëror Bullgar për delet është 6.5%, për Lakon arrin dhe kalon 7.5%.Qumështi dallohet dhe me nivelin më të lartë të proteinës.

“Gjatë një rritjeje të tillë të një numri të madh kafshësh, nëse lejohet përhapja e ndonjë sëmundjeje, jemi vonuar me të gjitha masat. Prandaj tek ne janë me rëndësi vaksinimi, respektimi i procesit teknologjik, ushqimi, kujdeset, që të mos të lejohen në përgjithësi sëmundje tek kafshët”, nënvizon Sevdalin Sevov. Ai tregon se fillimi i projektit për mbarështimin e racës në Sëedinenie ka vendosur fillimin e një nga specializimet e tij 6 mujore në Francë:

Sevdalin Sevov

“Ideja ishte që në mënyrë direkte të njihem me përvojën franceze, të vizitoj mundësisht sa më shumë ferma, në të cilat mbarështohet raca Lakon, të mund të shikoj se çfarë teknologji aplikojnë. Hymë në një bashkëpunim dhe me asociacionin e tyre për mbarështimin e racës Lakon. Ky qëndrim në Francë qe jashtëzakonisht i dobishëm.


Sasitë e para të vogla të Lakon u importuan në Bullgari në vitin 2005. Por rritja në masë e racës tek ne filloi pas vitit 2013. U krijua dhe një Bashkim i racës me një program përzgjedhjeje të respektuar rreptësisht. Fillimisht bashkimi përfshinte rreth 2000 dele dhe 4-5 ferma. Aktualisht fermat janë mbi 30, kurse delet Lakon-mbi 20 000. Sevov tregon se raca adaptohet shumë lehtë, për shkak të veçorive klimatike në Bullgari, të cilat janë si ato në fushat e shpërndarjes së saj në Francën Jugore. Ai shpreh keqardhje se dikur tek ne ka pasur raca shumë të mira qumështdhënëse, por në këtë moment mungon një strategji kombëtare, kurse dega është e shkatërruar, pavarësisht se mund të sigurojë jetesën e njerëzve, të krijojë vende pune:


“Deri përpara rreh 40-50 vjetëve raca Lakon ka qenë në pozita të barabarta me racat qumështdhënëse bullgare. Nënvizoj racën më të mirë qumësht dhënëse Çernogllava plevenska /Kokëzija e Plevenit/, e cila kishte të njëjtat tregues si Lakon. Por, në ditët e sotme tek raca Çernogllava Plevenska pothuajse nuk ka një përparim gjenetik. Ajo ka mbetur në të njëjtin nivel - rreth 100 litra për laktacion, kurse tek raca Lakon tanimë mund të vërejmë laktacion 350-400 litra”.


Sipas Sevovit praktika e gabuar e subvencionimit në vendin tonë është e gabuar, meqenëse ajo nuk i stimulon pronarët për të zhvilluar cilësitë prodhuese të kafshëve të rritur. Nga Bashkimi vazhdimisht alarmojnë për këtë, por nuk ka ndryshim. Pavarësisht nga gjendja e rëndë e sektorit, mund t’i jepet shtytje, nëse ka dëshirë për ndryshim nga ana e shtetit, është i bindur Sevov: 

“Mendoj se ne duhet të punojmë mbi krijimin e deles qumësht dhënëse bullgare mbi bazën e racave të importuara, e cila me të vërtetë të kënaqë nevojat e pronarëve tanë. Në shoqatat e mbarështimit tashmë ka zhvillim në këtë drejtim, por duhet të ketë mbështetje nga shteti dhe të përfshihen institutet shkencore. Është e nevojshme dhe një politikë qëllimore, që të mund të rivendoset mbarështimi i deleve në Bulgari”.

Redaktore: Miglena Ivanova /në bazë të intervistës së Zornica Gërkovës, BNR-“Hristo Botev”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, 24% kursejnë

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..

botuar më 25-01-29 3.40.MD

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD

Hapet zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri

Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..

botuar më 25-01-27 9.05.MD