Edicioni i 19-të i fushatës bamirëse “Krishtlindjet Bullgare” mblodhi 3 070 000 leva (mbi 1.5 mln euro). Kjo është shuma më e lartë e mbledhur në 15 vitet e fundit, bëri të ditur Presidenca. “Megjithë krizën ekonomike, sociale dhe shëndetësore, njerëzit po përfshihen në kauza të tilla gjithnjë e më shumë”, tha presidenti Rumen Radev, nën patronazhin e të cilit po mbahet iniciativa “Krishtlindjet Bullgare”. Sipas Radev, megjithë nismat bamirëse, angazhimi i shtetit për shëndetin e fëmijëve po mbetet dhe ato tregojnë nevojën për masa urgjente në kujdesin shëndetësor bullgar. Fondet e mbledhura do të përdoren për blerjen e pajisjeve moderne të teknologjisë së lartë për diagnostikimin e saktë dhe trajtimin modern të fëmijëve.
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..