Buxheti për vitin 2022, i cili pritet të hyjë në fuqi nga muaji prill, parashikon mjetet për politika në fushën e arsimit dhe të shkencës të jenë në përmasë të 6,4 miliardë levave. Prej tyre për institucionin më të vjetër autoritar shkencor tek ne, janë parashikuar 119,868 milionë leva, me të cilat të drejtojë 42 institutet e veta, shtëpi botimi, bibliotekë dhe arkiv shkencor. Zhgënjyes, poshtërues dhe skandaloz – me këto përkufizime shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave komentojnë buxhetin e ndarë për institucionin.Sipas tyre, viti i tanishëm do të jetë viti i radhës në të cilin do të ketë një disbalancë serioze midis njerëzve të shkencës brenda dhe jashtë akademisë.
“Rrogat e mësuesve gjatë vitit 2022 do të rriten mesatarisht me 12% dhe do të arrijnë 125% nga rroga mesatare e punës në vend. Dhe gjatë vitit 2021 rroga minimale e mësuesve qe më e lartë nga mesatarja për profesorët në Akademinë Bullgare të Shkencave” - vuri në dukje në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare profesori Emanuell Mutafov, drejtor i Institutit për studimin e arteve pranë Akademisë.
Profesori është kategorik se që prej vitesh mungojnë fondet e synuara për mirëmbajtjen e shumicës së instituteve dhe se subvencionimi shtesë që ata marrin siguron kryesisht mjetet për pagat.
“Propozimi ynë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Bullgarisë qe që buxheti ynë të shtohet me minimum 30 milionë leva - vë në dukje Mutafov dhe shton: 28 milionë prej tyre duhej të ishin për shtimin e rrogave të personelit akademik, gjë që është e domosdoshme, kurse 2 300 000 leva për të na ndihmuar të kompensojmë rritjen e çmimit të ngrohjes, korrentit dhe ujit. Ministria e Arsimit ra dakord të kërkohen mjete vetëm për stafin akademik dhe buxheti të shtohet me 20 400 000. Por, kjo nuk është pranuar nga ana e Ministrisë së Financave”.
Për momentin rroga mesatare e punës në Akademinë Bullgare të Shkencave është 834 leva (rreth 417 euro), për asistent - 946 leva (rreth 473 euro), për profesor - 1246 leva (rreth 623 euro). Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, rroga mesatare në vend është 1543 leva (rreth 771 euro), kurse për Sofjen ajo është 2073 leva (rreth 1036 euro).
Me fjalë të tjera, pagat në Akademinë Bullgare të Shkencave dalin në 55% nga mesataret për vendin. Përkrahja institucionale për Akademinë është e domosdoshme, që të mund të ruhet dhe të zhvillohet ekspertiza dhe potenciali i Akademisë - është i bindur zëvendës-kryetari dhe anëtar korrespondent profesori Stefan Haxhitodorov:
“Ne mbështesim njëri-tjetrin financiarisht dhe tërheqim shumë fonde si nga programet evropiane ashtu edhe nga Fondi i Kërkimeve - tha profesori. Megjithatë, është skandaloze që jemi dëshmitarë të një ndarjeje artificiale midis shkencëtarëve të Akademisë dhe institucioneve të tjera jashtë saj. Shpresoj shumë që të mos jetë kështu si 10-12 vite më parë, kur ne i vendosëm punonjësit tanë me leje pa pagesë për t'ia dalë mbanë me mjetet që kishim në dispozicion”.
Shkencëtarët në Akademi paralajmërojnë se do të protestojnë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, BGNES
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse,..