Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjyqtarët e specializuar kundërshtojnë reformën e propozuar

Foto: BGNES

Heqja e drejtësisë së specializuar nuk është reformë në drejtësi, por vë në dyshim qëllime jolegjitime që nuk kanë të bëjnë me pritshmëritë e shoqërisë. Kjo thuhet në një deklaratë me shkrim të Gjykatës së Specializuar Penale dhe të Apelit, dërguar Ministrit të Drejtësisë. Lidhur me diskutimin publik të ndryshimeve të planifikuara në Ligjin e Drejtësisë dhe në Kodin e Procedurës Penale, magjistratët e specializuar janë të mendimit se motivet dhe vlerësimi i pjesshëm që shoqërojnë propozimet bazohen në statistika të pasakta dhe interpretime manipuluese. Ato bien ndesh me konstatimet në raportet e mekanizmave evropianë dhe të Komisionit Evropian. Theksohet se ndërhyrja në gjyqësor bazohet në të pavërteta dhe është e papranueshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD