Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgare me pasaportë kanadeze me rekord olimpik

Foto: Rojters

Bullgarja Mirella Rahneva, e cila garon për Kanadanë, vendosi një rekord në Olimpiadën e Pekinit, duke fituar raundin e parë në skeleton me kohën 1:02.03 minuta. Në zbritjen e dytë ajo bëri disa gabime dhe dha kohën e 18-të. Kështu, pas dy raundeve të para, Rahneva zuri vendin e 9-të në renditje.

Mirella Rahneva ka lindur në 1988 në Ruse, babai i saj është gjimnast dhe nëna e saj është një vrapuese elitare. Familja emigroi në Kanada në vitin 1997. Mirella merret me skeleton që nga viti 2012 dhe është pjesë e kombëtares kanadeze që nga viti 2016.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kampionët nga podiumet botërore të sporteve luftarake mblidhen në Bullgari

Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..

botuar më 24-08-24 9.30.PD

Në Sofje fillon turneu i çiklizmit në vend

Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..

botuar më 24-08-24 6.15.PD
Magdalena Hristova

Magdalena Hristova me titullin e tretë botëror në kërcim së gjati

Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).

botuar më 24-08-21 7.12.MD