"Doni të dini pa lexuar, doni të mundeni pa i kuptuar gjërat ..." - duket si ëndrra e çdo një adoleshenti, por në fakt është pjesë e tekstit të "Ti e dëshiron" - kënga e re e Milica Glladnishka. Këngëtarja dhe aktorja e njohur është autore e tekstit, ndërsa muzikën e ka kompozuar së bashku me Ivan Vellçev.
"Ti e dëshiron" është frymëzuar nga shfaqja e Dimitër Zhivkovit "4 gra pa 4G", bazuar në dramën e Petar Vllajkovit. Stili është pop-rock - mjaft i përshtatshëm për temën. Bëhet fjalë për lidhjen me rrjetet sociale, për kohën që kalojnë njerëzit e brezave të ndryshëm përpara ekranit të kompjuterit, telefonit dhe të gjitha llojeve të pajisjeve, gjë që shpesh nuk sjell njohuri të reja, por më tepër e deformon komunikimin e zakonshëm mes njerëzve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 29 maj, Opera dhe Baleti i Sofjes do t'i prezantojë publikut turk operën "Elektra" të Rihard Straus, të frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke. Ngjarja është pjesë e Festivalit të 16-të Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Stamboll...
Dy artistë të njohur nga brezi më i ri në muzikën bashkëkohore bullgare - Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Ti je zemra ime". Rrugët e tyre u kryqëzuan saktësisht dhjetë vjet më parë në një..
E rritur në një familje këngëtarësh opere, e reja Cveta Boteva iu drejtua muzikës që në moshë të re. Këndoi në një kor kishtar dhe në disa grupe. Filloi të krijojë këngë të veta si terapi pas periudhës së vështirë të pandemisë...