Shtatë skifter janë liruar pasi kaluan disa kohë në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra ”Ballkani i Gjelbër” që është një organizatë joqeveritare. Aty disa shpendë i janë nënshtruar operacionit, ka pasur dhe të tillë, të cilët janë pranuar për shërim për shkak të rraskapitjes. Gjerakët janë kthyer në natyrë rreth manastirit të Kremikovos në afërsi me kryeqytetin.
Nga “Ballkani i Gjelbër” rikujtojnë se, ka lloj shpendësh që janë shumë të dobishme dhe për njerëzit. Ata ushqehen me minj ose me brejtës të tjerë të vegjël. Gjatë dimrit jetojnë në ultësira, që të mund të pajisen me ushqim. Gjatë verës kur është periudha dhe sezoni i shumimit, ata jetojnë kryesisht në zonat më të larta të pyllëzuara. Qendra e Shpëtimit kujdeset për rreth 2500 kafshë në nevojë, kryesisht shpendë. Shpeshherë pacientët e tyre janë dhe gjitarë të vegjël, si ketrat dhe iriqët.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..