Në një takim në Sofje, të mbajtur me iniciativën e përfaqësuesve të organizatave dhe shoqatave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut më 22 shkurt, Kryeministri bullgar Kirill Petkov theksoi se të drejtat e komuniteteve bullgare janë prioritet për të gjithë qeverinë bullgare,njoftoi shërbimi për shtypin pranë qeverisë. Kryeministri i njoftoi bashkatdhetarët tanë për rrjedhën e negociatave mes kabineteve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, në qendër të të cilave është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Kirill Petkov i njohu miqtë edhe me bisedimet e tij me partnerët evropianë në lidhje me integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Nga ana e tyre, bashkatdhetarët nga Maqedonia e Veriut mbështetën qëndrimin e ri, të iniciuar nga qeveria bullgare, me bindjen se dialogu vetëm mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve.
Më herët gjatë ditës, Presidenti Rumen Radev u takua me përfaqësues të organizatave dhe shoqatave bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Krahas të gjitha aktiviteteve për bashkëpunim, ku ka orare shumë të qarta kalendarike, duhet të ketë një kalendar të qartë për zgjidhjen e problemeve të hapura politike”, tha kreu i shtetit. “Përfshirjen e bullgarëve maqedonas në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me pjesët e tjera të popujve dhe garantimin e të drejtave të tyre e konsideroj kusht të detyrueshëm për fillimin e negociatave. Duhet të ketë garanci të qarta për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha presidenti.
Ai shtoi se para se të hapet dera e negociatave, duhet bërë një përpjekje e qartë për të çrrënjosur gjuhën e urrejtjes dhe për t'i dhënë fund asaj. “Kjo nuk është ndërhyrje e Bullgarisë në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Kjo është shprehje e shqetësimit dhe mbështetjes sonë për rrugën efektive të saj drejt anëtarësimit në BE”, tha Radev. Ai ishte kategorik se nuk përkrah idetë për pakica apo rryma separatiste. “Unë mbështes aspiratën për të qenë qytetarë të plotëvlefshëm të vendit tuaj, për t’u bërë të dukshëm në ligjet e vendit tuaj”, tha presidenti.
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..