Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reparte ushtarake ruse forcojnë praninë në Bjellorusi

Polonia dhe Rumania po përgatitet për një fluks migrantësh

| rinovuar më 22-02-23 12.59.MD
Pamje satelitore tregon grumbullimin e forcave pranë Mozir, Bjellorusi, 22 shkurt, 2022
Foto: EPA/BGNES

Në lidhje me tensionin midis Ukrainës dhe Rusisë, Kirill Petkov tha para gazetarëve në parlament: “Ne besojmë në integritetin e Ukrainës. Çdo shtet, në këtë rast Rusia, nëse hyn në territorin e huaj me tanke, është shkelje e së drejtës ndërkombëtare”.

Më shumë se 100 automjete të reja ushtarake dhe dhjetëra tenda ndodhen në pjesën jugore të Bjellorusisë, pranë kufirit me Ukrainën. Këtë e tregojnë pamjet satelitore të një kompanie teknologjike amerikane, të cilat zbulojnë se në pjesën perëndimore të Rusisë, sërish afër kufirit me Ukrainën, u shfaq një spital fushor dhe mjete transporti të armëve të rënda. Nga ana e saj, Hungaria filloi forcimin e kufirit me Ukrainën me njësi ushtarake që do të kryejnë detyra humanitare dhe do të parandalojnë depërtimin e “grupeve të armatosura”. Polonia dhe Rumania kanë shprehur gatishmërinë për të pranuar një fluks refugjatësh në rast përshkallëzimi të një krize.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, njoftoi se po anulon takimin e planifikuar për 24 shkurt me diplomatin e parë rus Sergej Llavrov me arsyetimin se pushtimi rus tashmë ka filluar, gjë që përjashton mundësinë për diplomaci. Një takim mes presidentëve Biden dhe Putin nuk planifikohet për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, por Blinken theksoi se përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve të tyre do të vazhdojnë.

Deklarata e Sekretarit të Shtetit erdhi pas një takimi me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, i cili e informoi atë se Kievi nuk po planifikon të evakuojë qytetet kryesore në këtë moment dhe nuk ka ndërmend të kërkojë vendosjen e ushtarëve amerikanë për të zgjidhur krizën. Sipas Kuleba, sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë duken mjaft të forta si hap i parë. Intervista e tij me “Fox News” zbuloi se ai ka garanci nga Uashingtoni për të siguruar më shumë armë për vendin e tij.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, ndërsa ditën - kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore. Kushtet e breshrit po..

botuar më 24-06-27 7.30.MD
Rumen Radev

Presidenti nuk do të udhëheqë delegacionin bullgar në takimin e NATO-së

Presidenti Rumen Radev nuk e pranon propozimin e Këshillit të Ministrave për të udhëhequr delegacionin bullgar dhe për të marrë pjesë në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Uashington, njoftoi Presidenca. Kreu i shtetit nuk pranon disa..

botuar më 24-06-27 5.26.MD

Nuk ka derdhje të ujit radioaktiv nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në Danub pas një aksidenti

Pas një aksidenti kur blloku 6 i Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” u mbyll për riparime, nuk pati rrezatim të personelit, nuk kishte dedhje të ujit radioaktiv në lumin Danub dhe operatorët nga centrali u pezulluan përkohësisht. Këtë e përmblodhi..

botuar më 24-06-27 4.05.MD