Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Ndërrimi i Ministrit të Mbrojtjes në mes të një krize ushtarake në fqinjësi përbën një rrezik

Presidenti Radev
Foto: BGNES

"Ndërrimi i Ministrit të Mbrojtjes në mes të një krize ushtarake në fqinjësi është një rrezik për të cilin është përgjegjës koalicioni qeverisës. Në zgjedhjen e një ministri, shumica duhet të udhëhiqet nga kuptimi i sovranitetit, kompetenca profesionale dhe aftësia për të mbrojtur interesat e Bullgarisë”. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev pasi Kryeministri Kirill Petkov kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev. Presidenti theksoi se pret që qeveria të intensifikojë punën për masat për të reduktuar pasojat e krizës së afërt - nga forcimi i sigurisë energjetike deri te sigurimi i sovranitetit ushqimor.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev janë në Munih për konferencën e sigurisë

Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..

botuar më 25-02-14 9.48.PD

Parashikimi i motit për 14 shkurtin

Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...

botuar më 25-02-13 7.25.MD

Heqje e pjesshme e klientëve nga hipermarketet në ditën e bojkotit

Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..

botuar më 25-02-13 5.29.MD