Ushtria ruse ka intensifikuar bllokadën e Harkovit dhe ka përkeqësuar situatën humanitare në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, është bllokuar edhe Hersoni në grykën e Dnieperit. Një kolonë ushtarake ruse me gjatësi 40 kilometra po përparon për në Kiev. Nuk ka rezultate nga bisedimet me Rusinë, deklaroi Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit.
Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Rumen Radev, i bënë thirrje BE-së që t'i japë menjëherë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim dhe të fillojë negociatat për pranimin e vendit në BE.
Me kërkesë të qeverisë, më 1 mars parlamenti bullgar do të diskutojë shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev për shkak të qëndrimit të tij personal për luftën në Ukrainë. Është thirrur një protestë para Parlamentit në mbështetje të Janevit, ndërsa më 28 shkurt qytetarë të pakënaqur protestuan para Këshillit të Ministrave dhe kërkuan që Bullgaria të shpallë neutralitet përballë agresionit rus.
Sot, Këshilli i Mediave Elektronike do të vendosë nëse do të kufizojë përkohësisht televizionin rus në Bullgari.
4 autobusë me bullgarët e evakuuar nga Kievi dhe të gjitha makinat e Ambasadës bullgare janë tashmë në territorin moldavian dhe po udhëtojnë drejt Bullgarisë. Mes 200 personave të evakuuar ka shtetas bullgarë, ukrainas, amerikanë, maqedonas еtj. Bullgaria ka pranuar tashmë më shumë se 7000 refugjatë nga Ukraina.Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..
Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..