Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Maqedoninë е Veriut do të jenë përbërësi i tretë etnik

Foto: BGNES

Bullgarët e vetëidentifikuar në Maqedoninë Veriore do të jenë etnia e tretë më e madhe në vend për nga numri pas shpalljes së rezultateve zyrtare të regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2021.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi në studion e TV21, vë në dukje ueb-faqja tribuna.mk. Politikani iu referua informacioneve të tij tani për tani jozyrtare gjatë një debati të zhvilluar në gjuhën shqipe për reagimet e Shkupit ndaj luftës në Ukrainë.

Në vitin 2021, në Maqedoninë Veriore u krye regjistrimi i parë i popullsisë prej më shumë se 20 vitesh. Gjatë procedurës, shumë bullgarë maqedonas u ankuan se regjistruesit dhe autoritetet u kanë ushtruar presion qytetarëve që të mos e deklarojnë identitetin e tyre bullgar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozitë dokumentare kushtuar Çlirimit të Bullgarisë hapet në të hapur në Sofje

Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..

botuar më 25-02-28 9.45.PD
Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov kërkoi imunitetin e pesë deputetëve nga "Vëzrazhdane"

I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..

botuar më 25-02-28 9.38.PD

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..

botuar më 25-02-27 7.35.MD