Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ikona fotografike nga Lufta Ruso-Turke e 1877-78

9
Fotografitë janë dorëzuar nga Ivo Haxhimishevi

Lufta Ruso-Turke, e cila çoi në çlirimin e Bullgarisë nga sundimi pesë shekullor osman, është lufta e tretë e fotografuar qëllimisht nga fotografët ushtarakë. Disa njerëz i kanë bërë fotografitë në ushtrinë ruse gjatë luftës - thotë fotografi Ivo Haxhimishev, i cili ka dekada që kërkon në arkiva të ndryshme imazhe të çlirimit të Bullgarisë.

Më i famshmi nga ana ruse është fotografi A.D. Ivanov. Dihet vetëm mbiemri i tij. Flitet se ai është bjellorus. Disa nga fotografitë e tij me cilësi më të larta propagandistike u shfaqën në Bullgari në një ekspozitë të Agjencisë Telegrafike Bullgare /BTA/ në vitin 1968.

Regjimenti i Gardës Ruse qëndron pranë vijës hekurudhore për në Edrene. Foto: A.D. Ivanov

Në fillim të këtij shekulli Haxhimishev me ndihmën e kolegëve të tij rusë arriti të shikojë në "Arkivin e Kinemasë dhe Fotodokumenteve" të Moskës albume fotografike perandorake të Aleksandërit II, ku ka mbi 600 fotografi. Me donacionet e një biznesmeni bullgar ai arriti të blejë të drejtat për të përdorur rreth njëqind kuadro të përzgjedhura. Më vonë, kur përgatiti ekspozitën udhëtuese "Fotografitë e harruara të Luftës Ruso-Turke", mësoi se drejtori i Arkivit Shtetëror në Varna Velislav Drjanovski ka marrë një album me fotografi nga Lufta e Franz Duschek - fotografi i mbretit rumun Carol I.

“Ne i bashkuam këto dy grupe fotografish dhe u bë një kombinim i shkëlqyer, sepse A.D. Ivanov ka ecur me ushtrinë. Ai thuajse nuk ka pasur akses tek figurat kryesore politike, tek shtabet. Por ato na japim një përfytyrim shumë të mirë për rrugën e luftës, terrenin. "Ndërsa Duschek, falë patronit të tij rumun, është pranuar atje ku janë bërë fotot kryesore politike në këtë luftë," shpjegoi Haxhimishev.

Qyteti Svishtov, i fotografuar nga bregdeti rumun. E gjithë ofensiva ruse në jug të Danubit është e bazuar logjistikisht në këtë urë ponton. Foto: Franz Duschek

Një tjetër fotograf rus, Dmitri Jarmakov, ka punuar në frontin e luftës në Kaukaz por ende nuk dihen emrat e fotografëve të huaj që kanë bërë fotografi në anën tjetër të frontit. Haxhimishev shpreson se ky boshllëk do të plotësohet dhe thotë se për të skenat më të rëndësishme nga lufta janë imazhet e njerëzve, të popullatës civile.

“Një koleg imi po punon mbi libra për turqit në Bullgari dhe më kërkoi t'i jepja fotografi nga Lufta Ruso-Turke. I ofrova dy fotografi, të cilat i kemi ligjërisht nga “Arkivi i Kinemasë dhe Fotodokumenteve”. Njëra paraqet popullsinë vendase turke, që pret që të regjistrohet sepse ka vendosur të qëndrojë në territorin bullgar - një foto shumë e rëndësishme sepse shpjegon se pse ne vazhdojmë të jetojmë në paqe me këta njerëz edhe sot e kësaj dite. Fotoja tjetër tregon njerëzit që kanë plaçkitur pronat nga shtëpitë e braktisura turke. Mbeta shumë i befasuar pasi pash se në libër ishte publikuar fotografia e dytë, jo e para.”

Refugjatët turq në Sofje - 1878. Foto: A.D. Ivanov

Pyetjes se cila është fotografia e tij e preferuar nga lufta, Haxhimishev nuk hezitoi të flasë për dy prej tyre. Për oficerin rus pranë Edrenesë, i cili i shikon në horizont minaret e afërta të xhamisë ikonike Süleymaniye, ndërsa tempulli dhe konturet e qytetit shquhen në Fushën Trake si një ëndërr romantike.

Ushtarakë rusë te Qafa e Arabakonakut – 1878. Foto: A.D. Ivanov

Fotografia tjetër e preferuar e Haxhimishevit tregon një post në mjegullën e Qafës së Arabakonakut gjatë kalimit dimëror përmes Ballkanit.

Shumë nga fotografitë të cilat e dokumentojnë luftën u paraqitën më pas si gravura ose u rikrijuan në piktura. “Këto imazhe janë si ikona për ne, janë shumë të rëndësishme, shumë të vlefshme”, tha në përfundim fotografi hulumtues.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë dorëzuar nga Ivo Haxhimishevi



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD