Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në shenje të solidaritetit me Ukrainën BNR dhe radiostacione evropiane njëkohësisht transmetojnë këngën “I jepni paqes një shans”

Foto: arkiv

Radioja kombëtare bullgare – BNR u përfshi në iniciativën evropiane për solidaritet dhe pozitë unike ndaj luftës në Ukrainë. Me propozim të Radios Publike të Berlinit RBB radiostacione publike dhe tregtare evropiane transmetojnë njëkohësisht në eter këngën e John Lennon “I jepni paqes një shans” më 4 mars.

“I jepni paqes një shans” do të tingëllojë në eterin e programeve kombëtare dhe regjionale të BNR-së, si dhe në platformat dhe profilet në rrjetet sociale të radios publike. Radioja Kombëtare Bullgare ftoi edhe radiostacionet nga Asociacioni i Operatorëve të Radios dhe Televizionit Bullgar t'i bashkohen nismës.

I jepni paqes një shans!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Kryeministri edhe një herë shprehu bindjen se nuk do të ketë personel ushtarak bullgar në Ukrainë

Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...

botuar më 25-02-25 1.01.MD
Rosen Zheljazkov

Bullgaria kërkoi një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për euron

Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..

botuar më 25-02-25 11.33.PD

Parashikimi i motit për 25 shkurtin

Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..

botuar më 25-02-24 7.25.MD