“Arsyeja pse jemi këtu është sepse po dërgojmë një mesazh shumë të fortë sigurie”. Kështu, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price iu përgjigj pyetjes së Radios Kombëtare Bullgare nëse në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s u diskutua forcimin e forcave në vendin tonë. Ned Price konfirmoi se për Aleancën angazhimi për nenin 5 (sulmi ndaj një vendi është sulm ndaj gjithë të tjerëve) është si një fjalë e shenjtë dhe është po aq i rëndësishëm sot sa ishte kur u krijua pakti. “Ne jemi duke ndërmarrë hapa për ta siguruar këtë dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim”, tha ai duke iu referuar deklaratave të presidentit amerikan dhe sekretarit të mbrojtjes në lidhje me masat e marra. Zëdhënësi kujtoi fjalët e Joe Biden se NATO do të luftojë për çdo centimetër të territorit të Aleancës.
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..