Viktoria Tomova përballoi kualifikueset e turneut të tenisit të serisë "Masters" në Kaliforni, pas fitores 6:4 dhe 6:1 ndaj Astra Sharma nga Australia. Ndeshja zgjati 63 minuta dhe Tomova nuk i la asnjë shans rivales së saj, e cila është e 96-ta në renditjen botërore të tenisteve.
Për herë të parë në karrierën e saj, bullgarja, e cila është e 111-ta në renditjen botërore, do të luajë në skemën kryesore të serisë WTA 1000. Në raundin e parë Tomova do të përballet me përfaqësuesen amerikane Claire Liu, e cila ka marrë “wild card”. 21-vjeçarja Liu është e 87-ta në renditjen botërore.
Tek meshkujt Grigor Dimitrov do të luajë kundër përfaqësuesit të nikoqirëve Tommy Paul.Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..
Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit...
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..
Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit..