Me rastin e 10 marsit - ditës kur Bullgaria shënon shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga kampet naziste dhe nderon kujtimin e viktimave të Holokaustit, Presidenti Rumen Radev kujtoi guximin e popullit bullgar që duroi një nga sprovat e tij të mëdha historike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas fjalëve të Kreut të Shtetit, sot shembulli i të parëve tanë shkëlqen veçanarisht dhe nuk është rastësi që shumë bullgarë, trashëgimtarë të tyre të denjë, i hapin zemrat për viktimat e pafajshme të një lufte vëllavrasëse.
“Historia e mrekullisë së krijuar nga Bullgaria e vogël në vitet më të errëta për Evropën duhet të tregohet”, tha Presidenti. “Që të mos harrojmë se me përpjekje të përbashkëta mund të bashkohemi rreth së mirës dhe të japim shpresë aty ku është më e nevojshme.”Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..