Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin diskutoi me telefon me homologët e tij bullgarë dhe rumunë situatën në Ukrainë dhe forcimin e NATO-s, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Austin dhe Ministri bullgar i Mbrojtjes Dragomir Zakov "konfirmuan forcimin e bashkëpunimit strategjik dypalësh". "Ata shkëmbyen mendime për Ukrainën dhe shqyrtuan përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar ukrainasit."
Austin dhe Zakov "diskutuan planet e Bullgarisë për të formuar një grup beteje shumëkombësh të udhëhequr nga NATO-ja në territorin e saj." Të dy diskutuan gjithashtu "përpjekjet për të modernizuar mbrojtjen e Bullgarisë, duke përfshirë furnizimin e avionëve F-16 dhe mbështetjen për transformimin e forcave tokësore", thuhet në njoftim.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..