Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ditën e Shën Theodhorit ndërthuren besimet pagane dhe tradita ortodokse

Foto: arkiv

Sot /12 mars/, bullgarët shënojnë një nga festat e veta kishtare më të dashura në ditën e shtunë të parë  nga Kreshmët e Pashkës, duke përkujtuar shenjtorin e krishterë - Shën Theodhor Tironi, i nderuar si një martir i madh nga Kisha Ortodokse.

Prandaj në ditën e Shën Theodhorit festojnë që të gjithë me emrat Todor, Teodor, Teja, Bozhidar e të tjerë. E quajnë akoma Todorica ose Pashka e Kuajve, meqenëse festa shënohet në të gjithë vendin me rituale të ndryshme, por kulmi është gara me kuaj apo e ashtuquajtura “kushi”.

Festa popullore kushtuar kuajve – një traditë e vazhdueshme

Dita e Shën Theodhorit është në kufirin midis dimrit dhe pranverës. Sipas legjendave, pas kësaj dite - dita fillon të rritet, kurse koha pak nga pak fillon të ngrohet. Në këtë ditë çdo një pronar i kuajve duhet që ta përfshijë kushi, ku për këtë qëllim kafsha zbukurohet me kurora prej lulesh. Kurse bukët e ritit, të cilat përgatiten posaçërisht për këtë ditë, janë në formën e patkoit ose në formën e një kali dhe zbukurohen me arra, misër dhe hudhra.

Akoma për traditën dhe këngët, të lidhura me këtë festë tepër të veçantë bullgare do të mësoni nga publikimi i mëposhtëm nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

“Trimi Theodhor i vë potkonj kalit...”

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari fillojnë të ashtuquajturat “Goreshtnici”

Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..

botuar më 24-07-15 10.23.PD

Festivali i figurave prej rëre fillon në qytetin bregdetar Burgas

Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..

botuar më 24-07-05 9.01.PD

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas minoriteteve..

botuar më 24-06-28 5.31.MD