Vizita e Ministrit të Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin në Bullgari është jashtëzakonisht domethënëse, tha për BNR ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov. Shefi i Pentagonit vjen në Sofje “jo sepse Bullgaria është hallka e dobët e Aleancës, por përkundrazi – Bullgaria po përpiqet të kontribuojë me atë që mundet dhe këtë e vlerësojnë aleatët tanë”, theksoi Zakov. Ministri tha se priten ofertat e aleatëve për të mbushur boshllëkun në përbërjen dhe aftësitë e grupit luftarak bullgar. Ai pranoi se resursi për patrullimin e aeroplanëve bullgarë MiG-29 është i pamjaftueshëm dhe se ne do të mbështetemi te aleatët tanë.
“Formatet në të cilat po diskutohet ndihma ushtarake për Ukrainën janë formatet aleate – NATO dhe BE”, shtoi Zakov.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..