Dorëheqja e Prokurorit të Përgjithshëm të Bulgarisë Ivan Geshev nuk do të jetë temë e bisedimeve me Prokuroren e Përgjithshme Evropiane Laura Kövesi gjatë vizitës së saj në Bullgari më 16 mars, tha Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova. Ajo sqaroi se çështja e kërkimit të përgjegjësisë nga Prokurori i Përgjithshëm është jashtë kompetencës së Prokurorisë Evropiane, përveç nëse bëhet fjalë për krime me fondet evropiane. Të enjten, Jodanova dhe Kövesi do të diskutojnë ndryshimet në ligjin gjyqësor për t'u siguruar prokurorëve bullgarë veprimtari efektive dhe referim më të lehtë në Prokurorinë Evropiane, si dhe ndryshimet në Kodin Penal për të rritur dënimet për keqpërdorimin e parave evropiane. Nadezhda Jordanova theksoi në takimin vjetor të biznesit me qeverinë se reforma në drejtësi është në një kontekst krejtësisht të ri dhe mungesa e saj do të ndikojë mbi aksesin në fondet e BE-së.
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..