Prokuroria Publike Evropiane mori një numër rekord ankesash nga Bullgaria dhe tashmë po heton mbi 120 raste, tha Prokurorja e Përgjithshme evropiane Laura Koveshi pas takimit të saj në Sofje me Kryeministrin Kirill Petkov.
“Morëm informacion për mashtrime me fondet e BE-së – më në veçanti të lidhura me prokurimet publike, abuzimet në bujqësi, ndërtim, fondet për rimëkëmbjen pas Covid-19”, saktësoi ajo.
Laura Koveshi tha gjithashtu, se Këshilli i Ministrave do të bëhet pikë kontakti me Prokurorinë Publike Evropiane dhe ky është një sinjal i qartë i një angazhimi të fortë në nivelin më të lartë. “ Morëm sinjale të shumta shkeljesh dhe tani është koha që autoritetet bullgare të fillojnë të punojnë për çështje shumë komplekse me ne, prandaj jemi këtu”, shtoi Prokurori i Përgjithshëm Evropian. Ajo theksoi rëndësinë që autoritetet bullgare të dërgojnë sinjale në Prokurorinë Publike Evropiane.
Laura Koveshi falënderoi Kirill Petkovin për vendosmërinë dhe vizionin e tij të qartë në luftën kundër korrupsionit. “Ne ndajmë të njëjtat prioritete, flasim të njëjtën gjuhë. Nëse nuk zbulohet mashtrim, nuk do të ketë hetim. Kjo është pika fillestare”, tha ajo. Nga ana e tij, kryeministri e cilësoi bisedimet gjithëpërfshirëse, me frymë konstruktive dhe me ambicien e përbashkët se do të punojnë së bashku për zbardhjen e shkeljeve, korrupsionit dhe krimeve që lidhen me fondet e BE-së.
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..