Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

11.9% e mostrave për Covid-19 janë pozitive

Foto: Radio Vidin

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 1949. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, 11,9% e 16 422 testeve të kryera janë pozitive. Të shtruarit në spitale janë 2303, nga të cilët 278 janë në reanimacion. Të sapoardhurit në spitale janë gjithsej 228 veta, 84,65% e të cilëve nuk janë vaksinuar. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 26 persona dhe janë shëruar 3565 pacientë.

Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 525, Varna - 232 dhe Burgas – 173.

Numri i personave të imunizuar gjatë 24 orëve të fundit është 2342. Në Bullgari janë tashmë 2 055 253 persona me cikël të përfunduar vaksinimi dhe 707 213 me tre doza.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD
Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD