Bullgaria nuk do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë, thanë Ministrja e Ekonomisë Kornelija Ninova dhe Ministri i Inovacionit Daniell Llorer. Ata mohuan informacionet për këtë në mediat perëndimore. Një kërkesë e tillë nuk do të kishte mbështetje, theksoi Ninova.
Seanca e qeverisë më 17 mars nuk u shty për shkak të mosmarrëveshjeve rreth vizitës së pritshme të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së në Sofje, thanë të dy.
Në një video në Facebook, Ambasadorja ruse në Sofje Elenora Mitrofanova tha: “Dëshiroj të paralajmëroj autoritetet zyrtare bullgare se furnizimet me armë (përfshirë ato me origjinë sovjetike) dhe municione për ukrainasit nuk ka gjasa të shtojnë optimizëm në dialogun dypalësh, i cili tani është i përkeqësuar”.
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..