Pas një kontrolli dy orësh, kreu i partisë më të madhe parlamentare opozitare dhe ish-Kryeministër i Bullgarisë Bojko Borisov u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare me një urdhër ndalimi 24 orësh.
“Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe nuk mund të ketë, sepse, sipas ligjit bullgar, akuzat mund të ngrihen vetëm me leje me shkrim të prokurorit, shpjegoi avokati Menko Menkov pas takimit me ish-Kryeministrin Bojko Borisov. Sipas tij, arsyeja e ndalimit është zhvatja, “por nuk thuhet se cili person është zhvatur nga z. Borisov, kur është zhvatur, për çfarë, si.”
Është duke u zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Brendshme. Po kryhen kontrolle dhe sekuestrime në shumë adresa.
Sipas policisë, përveç Bojko Borisovit, aktualisht në paraburgim janë edhe ish-Ministri i Financave Vlladisllav Goranov dhe ish shefja e shërbimit informativ qeveritar Sevdеlina Arnaudova.
Edhe pse emri i Menda Stojanovës u përmend fillimisht në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, ish-kryetarja e komisionit parlamentar të buxhetit mohoi të ishte në mesin e të arrestuarve.
"Askush nuk është mbi ligj!" Këtë postim e ka publikuar në profilin e tij personal në Facebook Kryeministri Kirill Petkov.Përfaqësues të organizatës rinore dhe udhëheqjes së GERB-it u mblodhën para shtëpisë së Bojko Borisovit. Sipas tyre ajo që po ndodh është “represion politik”.
Deri më tani Ministria e Brendshme nuk ka dhënë më shumë informacion, supozohet se në aksion është përfshirë edhe Prokuroria Evropiane.
“Prokuroria bullgare nuk është informuar për veprime hetimore kundër politikanëve”, tha për BTV zëdhënësja e Prokurorit të Përgjithshëm Sijka Mileva. Sipas saj, informacionet që ajo ka janë nga mediat dhe kanë të bëjnë me fondet evropiane, ndaj më shumë informacione duhet kërkuar nga Prokuroria Evropiane.
Ju kujtojmë se më 17 mars, në Sofje u mbajt takimi i Prokurores së Përgjithshme Evropiane Laura Koveshi me Ministrin e Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, në të cilin u diskutuan veprimet e palës bullgare për formimin e një ekipi prej nëpunësish hetimorë në MPB, të cilët të bashkëpunojnë me Prokurorinë Evropiane.
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..