Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tension në parlament dhe protesta para Këshillit të Ministrave

Foto: BGNES

Kryeministri Kirill Petkov komentoi në Facebook arrestimet e Bojko Borisovit dhe anëtarëve të tjerë të partisë GERB.

“Veprimet e Ministrisë së Brendshme tregojnë se askush nuk është mbi ligjin në Bullgari. Unë vetë dëshmova. Prokuroria evropiane është duke hetuar, por do të shohim se ku është Prokuroria bullgare dhe nëse përfundimisht do të jetë në anën e populli bullgar.”

Në parlament, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev mohoi se kishte pasur represion gjatë arrestimeve. Sipas Vasilev, prokuroria u informua se buxheti u dëmtua me 555 milionë leva (270 milionë euro). Vasilev shtoi se për rastin është informuar edhe Prokuroria Evropiane.

Zëvendëskryeministrja Kornelija Ninova tha se ajo pret që hetimi të kryejë punën e vet dhe mohoi të ishte në dijeni paraprakisht për arrestimet dhe se nuk ndan mendimin se ato janë represion politik.

Presidenti Rumen Radev komentoi se nuk ndërhyn në punën e hetuesve, por nuk mendon se drejtësia ka triumfuar.

Gjatë leximit të deklaratave në sallën plenare parlamentare nga opozita GERB dhe partitë në pushtet të “Partisë së Ndryshimit” dhe BSP-së, pati debat dhe tension.

Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev dha një pushim prej 20 minutash. Deputetët e GERB dolën nga parlamenti dhe vajtën për të protestuar para Këshillit të Ministrave, ku të pakënaqur tashmë kanë bllokuar qarkullimin në qendër të kryeqytetit. Më pas demonstruesit vazhduan protestën drejt ministrive të financave dhe të brendshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Importimi i punëtorëve është një "sëmundje e zhvillimit", thotë zëvendëskryeministri Karaxhov.

Një nga problemet më të mëdha me të cilat u përball qeveria është vështirësia që kanë bizneset në gjetjen e punëtorëve. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov gjatë diskutimit kombëtar "Qasja në tregun e punës të punëtorëve nga vendet..

botuar më 25-05-20 1.29.MD

Kërkesa për referendum nuk do të ndikojë në raportin mbi gatishmërinë e vendit për të pranuar euron

Presidenti synon ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo nuk do të ndikojë në raportin e pritur nga Komisioni Evropian mbi gatishmërinë e vendit për t'u bashkuar me eurozonën, u tha gazetarëve kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..

botuar më 25-05-20 12.02.MD
Rumen Radev

150 kompani japoneze morën pjesë në një forum biznesi bullgar në Tokio

Presidenti Rumen Radev ftoi bizneset japoneze të investojnë në Bullgari. Ai mori pjesë në një forum ekonomik në Tokio, të organizuar nga Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë JETRO. Radev prezantoi mundësitë e mira biznesi që Bullgaria u ofron..

botuar më 25-05-20 11.47.PD