Me propozimin e autoriteteve kompetente të Republikës së Bullgarisë, në koordinim me Kryeministrin Kirill Petkov, Bullgaria shpalli persona non grata 10 diplomatë rusë të akredituar në Sofje. Ata kanë 72 orë kohë për t’u larguar nga vendi.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Vasilв Georgiev ia dorëzoi notën verbale Ambasadores Eleonora Mitrofanova.
Sipas informacionit të organeve kompetente, këta punonjës të Ambasadës së Federatës Ruse kanë kryer në territorin e Republikës së Bullgarisë aktivitete të papajtueshme me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, thuhet në faqen e Ministrisë së Jashtme bullgare.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..