Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërriti në Bullgari

| rinovuar më 22-03-18 7.26.MD
Foto: BGNES

Avioni i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, u ul në bazën e Forcave Ajrore Bezmer. Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Dragomir Zakov, Austin vjen për një vizitë pune dyditore në Bullgari për të diskutuar me Ministrinë tonë të Mbrojtjes perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit dypalësh. Gjatë vizitës, Zakov dhe Austin do të zhvillojnë një takim me ushtarakë nga të dyja vendet, të cilët po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët bullgaro-amerikane në poligonin Novo Sello.

Sipas Ministrit Zakov, me ftesën ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Bullgaria jep një sinjal të qartë se është një aleat i besueshëm i NATO-s. Zakov theksoi se për herë të parë po përgatitet një batalion bullgar në poligonin e Novo Sellos, i cili është nën komandën operacionale të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të NATO-s në Evropë. Sipas Zakovit, trajnimi i përbashkët bullgaro-amerikan është i rëndësishëm që forcat tona të armatosura të fitojnë gatishmëri luftarake dhe të reagojnë nëse është e nevojshme në një situatë më të rëndë në veprime të përbashkëta me aleatët tanë. Nga ana e tij, Lloyd Austin falënderoi ushtarakët e përfshirë në përgatitjet dypalëshe për përpjekjet e përditshme për rritjen e ndërveprimit.

Sipas planeve të shpallura të NATO-s, parashikohet që në vendin tonë të ketë 900 trupa, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë grup luftarak. Pritet që shtete të tjera të NATO-s të plotësojnë aftësitë tona.

Vizita e Lloyd Austin në Bullgari vjen pas vizitës së tij në Sllovaki, e cila premtoi se do t'i sigurojë Ukrainës MiG-29 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-300, por vetëm nëse NATO-ja siguron hapësirën e saj ajrore. Pritet që tema të ngrihet në bisedimet zyrtare me Kryeministrin dhe Ministrin bullgar të Mbrojtjes të shtunën, më 19 mars.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ahmed Dogan pranoi probleme serioze në organin kolektiv të DPS-së

"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme serioze - si një mënyrë kolektive jetese, si një mënyrë për të marrë vendime, si një marrëdhënie me..

botuar më 25-04-14 6.38.MD
Borisllav Gucanov

Ministri social: Rreth 24% e ekonomisë është në hije në vendin tonë

Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e deklaroi në Varna ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov. Ai vuri në dukje se gati..

botuar më 25-04-14 3.43.MD

Ministria e Financave: Ne nuk financojmë paga në kompanitë bashkiake

“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të Shtetit, Ligjin për Transportin Rrugor dhe Rregulloren për kushtet dhe procedurat e sigurimit të fondeve..

botuar më 25-04-14 11.06.PD