Avioni i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, u ul në bazën e Forcave Ajrore Bezmer. Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Dragomir Zakov, Austin vjen për një vizitë pune dyditore në Bullgari për të diskutuar me Ministrinë tonë të Mbrojtjes perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit dypalësh. Gjatë vizitës, Zakov dhe Austin do të zhvillojnë një takim me ushtarakë nga të dyja vendet, të cilët po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët bullgaro-amerikane në poligonin Novo Sello.
Sipas Ministrit Zakov, me ftesën ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Bullgaria jep një sinjal të qartë se është një aleat i besueshëm i NATO-s. Zakov theksoi se për herë të parë po përgatitet një batalion bullgar në poligonin e Novo Sellos, i cili është nën komandën operacionale të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të NATO-s në Evropë. Sipas Zakovit, trajnimi i përbashkët bullgaro-amerikan është i rëndësishëm që forcat tona të armatosura të fitojnë gatishmëri luftarake dhe të reagojnë nëse është e nevojshme në një situatë më të rëndë në veprime të përbashkëta me aleatët tanë. Nga ana e tij, Lloyd Austin falënderoi ushtarakët e përfshirë në përgatitjet dypalëshe për përpjekjet e përditshme për rritjen e ndërveprimit.
Sipas planeve të shpallura të NATO-s, parashikohet që në vendin tonë të ketë 900 trupa, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë grup luftarak. Pritet që shtete të tjera të NATO-s të plotësojnë aftësitë tona.
Vizita e Lloyd Austin në Bullgari vjen pas vizitës së tij në Sllovaki, e cila premtoi se do t'i sigurojë Ukrainës MiG-29 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-300, por vetëm nëse NATO-ja siguron hapësirën e saj ajrore. Pritet që tema të ngrihet në bisedimet zyrtare me Kryeministrin dhe Ministrin bullgar të Mbrojtjes të shtunën, më 19 mars.
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale. Tërmeti u ndje në shkallë të ndryshme në të gjithë Bullgarinë, njoftoi BTA, duke cituar Qendrën..
Një libër i veçantë ngushëllimesh u hap sot në Nunciaturën Apostolike në Sofje në lidhje me vdekjen e Papës Françesku. "Ai dinte të zhvillonte një dialog me njerëzit e kohës sonë me thjeshtësi dhe sinqeritet, duke kërkuar gjithmonë atë që na bashkon..
Instituti INSAIT i Universitetit të Sofjes ka lançuar modelin e tij të parë linguistik në një gjuhë të huaj. MamayLM u krijua për shtetin ukrainas dhe është modeli më i mirë i gjuhës ukrainase në botë, njoftoi Ministria e Arsimit. MamayLM..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të..