Për shkak të informacionit se minat detare pranë Odesës po lundrojnë në Detin e Zi, si rrjedhim i një stuhie të fortë, duke kërcënuar transportin detar, qeveria bullgare ka njoftuar se po merr të gjitha masat e nevojshme.
Kufijtë detarë bullgarë monitorohen vazhdimisht, si dhe linjat e të gjitha lundrimeve në det. Nëse është e nevojshme, guvernatorët rajonalë dhe Ministria e Mbrojtjes janë gati për të kryer operacione sigurie.
Minat detare mund të arrijnë në ujërat bullgare jo më herët nga 8 ditë, por ato do të kalojnë larg bregut për shkak të rrymave detare, komentoi për bTV inxhinieri Aleksandër Iliev, drejtor i “Administratës Detare-Burgas”.
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..