Kryeministri Kirill Petkov siguroi përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian se me ndryshime legjislative do të bëjë gjithçka që është e mundur që Prokuroria Evropiane të punojë pa probleme në territorin bullgar, njoftoi shefja e kabinetit Lena Borisllavova pas takimit të Petkov me përfaqësuesit e dy institucioneve evropiane.
Kryeministri nuk doli para gazetarëve për të treguar se si kaloi takimi i tij me eurodeputetët e Partisë Popullore Evropiane - EPP Monika Holmejer dhe Jeroen Leners. Ata janë në Sofje për të hetuar arrestimet e politikanëve të GERB. Borisllavova tha se “kolegët nga Evropa janë këtu në një mision neutral dhe nuk duan të bëjnë deklarata pa kontrolluar të gjitha faktet dhe rrethanat”.
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..