Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë në një takim të jashtëzakonshëm të liderëve të NATO-s në Bruksel. Në kryeqytetin belg, Kryeministri Kirill Petkov do të marrë pjesë në Këshillin Evropian. Dy forumet kryesore të NATO-s dhe BE-së do të diskutojnë pasojat e luftës në Ukrainë dhe reagimet e nevojshme.
Një muaj pasi filloi agresioni rus, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u bëri thirrje njerëzve në mbarë botën të protestojnë kundër luftës më 24 mars. Në Sofje në orën 18:30 është thirrur një marsh proteste përmes rrjeteve sociale, që do të mbështesë edhe orientimin euroatlantik të Bullgarisë.
Sipas NATO-s, deri në 40 000 ushtarakë rusë janë vrarë, plagosur, kapur ose zhdukur në Ukrainë, raportoi Wall Street Journal. Rusia e filloi invazionin me rreth 190 000 veta dhe po vazhdon të përdorë rezerva të reja.Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 14 milionë leva për pajisje dhe furnizime për t'u përballur me fatkeqësitë. Fondet janë ndarë në kuadër të një projekti të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, tha Ministri i Çështjeve..
Brenda dy muajsh, një heliport spitalor do të ndërtohet në Haskovo (Bullgaria Jugore), raportoi BTA. Pista e uljes do të jetë në një sipërfaqe prej 900 metrash katrorë, në spitalin e Haskovos. Spitali i Haskovos është ndër 20 institucionet..
Autostrada "Evropa" do të hapet për qarkullim deri në mes të shtatorit, raportoi BTA. Gjatësia totale e saj është 63 km dhe përbën një segment të rëndësishëm të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit. Traseja nis nga kufiri me Republikën e Serbisë..
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe..
“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së,..
Qeveria bullgare miratoi një procedurë që hap transportin hekurudhor të udhëtarëve në vend për operatorë privatë, përfshirë edhe ata të huaj. Kjo pritet..